Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Xhaçka takon banorët e prekur nga tërmetet: Do të dëmshpërblehet çdo dëm i bërë

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka vizituar ditën e sotme banorët e prekur nga tërmetet në Floq të Korçës, ku është njohur nga afër me problematikat e shumta që kanë banorët pasi kanë mbetur pa shtëpi.

Xhaçka deklaroi se qeveria do ti mbështesë banorët deri në rimëkëmbjen e shtëpive teksa shtoi se, çdo shtëpi e shembur do të dëmshpërblehet.

“Fatkeqësi e madhe. Dhjetra familje në vështirësi. Janë vendosur banorët në çadra, shkolla dhe qendra sociale. Strukturat shtetërore dhe vullnetarëve na janë bashkuar. Do ti ndihmojmë deri në rimëkëmbjen e shtëpive. Do të përmirësojmë kushtet dhe të marrim masa për mangësitë. Do të ngremë çdo shtëpi të shembur dhe dëmshpërblejmë çdo banorë të dëmtuar”, tha Xhaçka ndër të tjera.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *