Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashRajoniTe FunditTe Gjitha

Vuçiç: Nuk lëshojmë pe në Berlin, le ta harrojnë atë film

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka folur sot në Kinë për Samitin e Berlinit që do të mbahet me 29 prill me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit të Francës, Emanuel Makron, duke thënë se shpreson që të dy do të gjejnë një çasje të ‘balancuar’ për të trajtuar problemet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në mënyrë që të bëhet një zgjidhje për të ardhmen.

Megjithatë ai thotë se çdo kush në Berlin duhet të harrojë që mund të bëj presion mbi Serbinë për të bërë lëshime. “Në Berlin nuk do të ketë shtet tjetër që nuk e ka njohur përveç Bosnjës. Edhe ata do ta bënin atë, por serbët nuk lejojnë.

Delegacioni ynë do të jetë i vetmi që do të kundërshtojë idenë e një Kosove të pavarur. Pozicioni ynë nuk është i lehtë, por sa i përket asaj që do të ushtrojnë presion që Serbia të bëjë disa lëshime, askush nuk do ta shoh atë film “, ka thënë Vuçiq, shkruan N1, transmeton Gazeta Express.

Se do të ketë presion mbi palën serbe, e kanë pohuar edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, dhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq. Kreu i diplomacisë serbe, ka thënë se në Berlin nuk do të ketë vazhdim të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe se Serbia nuk do të rikthehet në dialog pa e hequr Kosova taksën.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *