Kur kanë kaluar dy ditë nga ekzekutimi mafioz i Bardhok Pllanajt në Shkodër, policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve. Sipas burimeve nga grupi hetimor të paktën 5 persona mendohet të kenë marrë pjesë në ngjarjen kriminale.
Sipas hetuesve, 3 janë autorët që finalizuan eleminimin fizik të 46 vjeçarit, dy që qëlluan ndaj tij dhe një tjetër që drejtonte mjetin tip “Pasat”, i cili rezulton i vjedhur dhe me targa italiane.
Një tjetër nga autorët ka pasur rolin e vëzhguesit, ku ka sinjalizuar qitësit për lëvizjet e objektivit, dhe një tjetër person që i ka larguar ato nga zona e Dobraçit, pasi dogjën automjetin tip “Pasat”, që përdorën në atentat. Ndërkohë referuar hetimeve paraprake mësohet se Bardhok Llanaj është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga autorët nga një distancë e afërt.
Breshëria e automatikut ndaj tij ka nisur 100 m larg vendit të ngjarjes ku u gjet mjeti tip range rover. Hetuesit në nje disatancë prej 100 m nga vendi ku, u gjet mjeti i viktimës kanë gjetur në mënyrë të çrregullt rreth 80 gëzhoja model 56. Gazetari i Fax news Elvis Myrta mëson se në vendin e ngjarjes hetuesit kanë sekuestruar një sërë provash materiale që po analizohen në laboratorin e kriminalistikës.
Ekspertët janë duke kërkuar prova edhe në automjetin e djegur. Ndërkohë vijon kqyrja e kamerave të sigurisë nga ana e grupit hetimor. Kamerat e sigurisë po analizohen nga grupi hetimor për të krijuar itinerarin e levizjeve para dhe pas atentatit të autorëve të vrasjes së Pllanajt. Sipas ekspertizës mjeko ligjore, trupi i viktimës është përshkruar nga 12 plumba në pjesë të ndryshme të trupit.
Një plumb që ka marrë në kokë dhr 2 të tjerë pranë zemreës kanë qenë fatal për 46-vjeçarin, të cilit i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Sakaq burime nga grupi hetimor shtojnë se sipas dyshimeve autorët e vrasjes janë profesionistë, dhe se vrasjen e kanë kryer kundrejt pagesës. Nga ana tjetër pista kryesore e hetimit për vrasjen e Pllanajt është e kaluara e tij kriminale.
(E.K/Faxweb.al)