Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Vrasja që tronditi Thethin, bashkëshortja e Nard Polisë shtatzënë. Kolegët: Dje pimë kafen e fundit…

Një ditë pas vrasjes që tronditi qytetin e Shkodrës, ku Nard Polias, biznesmen në fushën e bujtinave në Theth iu në atentat, familjarët e të ndjerit ende nuk e besojnë lajmin.

Ndërkohë që keqardhje për atë që ka ndodhur kanë shprehur dhe kolegët e tij, të cilët kanë treguar dhe momentet e fundit që e takuan dje mikun e tyre. Faxëeb.al mëson se bashkëshortja e 32-vjeçarit është shtatzënë, ndërsa çifti kishte dhe një fëmijë të mitur.

“Një lajm i tmerrshëm për Parkun Kombëtar të Thethit, Nardi ka qene një udhërrëfyes për ne të gjithë me njohuritë dhe dashamirësinë që ka pasur drejt turizmit dhe alpeve.

Dje ishte një ditë punë normale dhe rreth drekës konsumuam dhe kafen e drekës me Nardin dhe po bënim shaka se ai kishte një natyrë shumë të qeshur. Nuk e mendonim se mund të vdiste nga plumbat.

Ai ska pasur asnjë konflikt, asnjë problematikë me askënd, që qëkur kemi filluar të punojmë me të vec humor ka pasur”, shprehet një prej kolegëve të tij të Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Kujtojmë se Derd Polia qëllua me breshëri automatiku teksa po udhëtonte bashkë me një person tjetër i cili quhet Xhovan Mirashi dhe që fatmirësisht iu shpëtoi plumbave (lexo këtu).

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 dje, ku pasi është qëlluar, Polia është dërguar me urgjencë në spital por nuk ka arritur të mbijetojë (lexo këtu).

Mësohet se autori ka qëlluar me një armë automatike i cili ka zbrazur në drejtim të Nard Polias 20 plumba (lexo këtu).

Mësohet se armës i ka qenë vënë silensiator krismat e të cilës nuk janë dëgjuar në zonën përreth në mumentin kur ka ndodhur ngjarja.

(E.K/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *