Për vrasjen e një nate më parë të 26-vjeçarit Jurgen Kurti në zonën e Tiranës së Re, Policia bën me dije se janë ngritur dy pista hetimi për zbulimin dhe arrestimin e autorëve.
Sipas Policisë deri më tani po punohet në pistën e hakmarrjes, duke qenë se Kurti ishte i aukuzuar si i përfshirë në një vrasje të ndodhur dy vite më parë në Durrës dhe ajo e prishjes së pazareve të drogës.
Kujtojm; se rreth orës 22 e 30 të mbrëmjes së djeshme në zonën e stadiumit Dinamo u raportua për një vrasje, ku brenda minutash u mësua se viktima kishte qenë Jurgen Kurti, një emër i njohur për mediat dhe për policinë (Lexo këtu).
Mbi Kurtin mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash, në hyrje të banesës së tij, ndërsa ishte duke u kthyer nga palestra.
Gjatë vitit 2016 ai së bashku me dajën e tij u akuzuan edhe për vrasjen e babait Artur Kurti. Jurgen Kurti, në atë kohë u la i lirë nga Krimet e Rënda, pasi daja i tij Leonard Ristani mori përsipër krimin.Në media u pretendua se Artur Kurti ushtronte dhunë mbi nënën e Jurgenit, dhe ai kishte ndërhyrë në mbrojtje të saj.
Gjithashtu Kurti rezultonte i përfshirë në një tjetër vrasje, asaj të Agim Arapit.
Arapi dyshohet se u vra për një borxh prej 13 mijë lekësh të reja. 11 prej familjarëve të tij janë shpoqëruar në polici, për tu verifikuar dhe për tu marrë në pyetje. Bashkëshortja e tij Vjollca Arapi në Fax News është shprehur se ngjarjen e kishte mësuar përmes mediave. (lexo ketu)
Kurti mësohet se ka pasur të paktën 10 biznese në pronësi të tij, ç’ka bënte që të pasqyronte jetën e tij luksoze dhe në rrjetet sociale.
(F.GJ/FAXWEB.AL)