Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Vrasja e Santiago Malkos, ja kush është personi që arrestua (emri)

Blendi Teta është 39-vjeçari i cili është ndaluar ditën e sotme nga Policia e Tiranës për vrasjen e Santiago Malkos.

Ai akuzohet  për veprat penale moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Blendi Teta u identifikua në kamerat e sigurisë pranë vendit të krimit kur ka ndodhur ngjarja, por kur është pyetur nga uniformat blu ka mohuar këtë fakt.

Në dëshminë e tij 39-vjeçari ka thënë se nuk ka lidhje me ngjarjen pasi ka qënë vetëm kalimtar i rastit në zonë, ditën që ndodhi vrasja e Malkos.

Vrasja e ish-efektivit të policisë, Santiago Malko  ndodhi mbremjen e së martës së 27 gushtit rreth ores 22.20 minuta në nje rruge te populluar afer Xhamllkut.

Malko mësohet se është qëllluar nga një automjet Benz ngjyre gri ku kanë qëne dy autorët e maskuar me kapucë, të cilët janë fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Sipas deshmitarëve njeri prej tyre ka qëlluar me breshëri automatiku ne drejtim te mjetit të 26 vjeçarit sapo ky i fundit doli nga lavazhi.

Në pak sekonda viktima ka humbur kontrollin dhe mjeti është përplasur me murin e kompanisë aleat ndërkohë që në morinë e shumtë të plumbave, dy kanë qënë vdekjeprures për të riun duke e kapur ne organet jetesore.

Pista kryesore e hetimit është ajo e vrasjes për hakmarrje për shkak të implikimit të 26-vjeçarit në disa ngjarje kriminale, por po hetohet edhe aktiviteti i tij në fushën e lojërave të fatit.

(K.H/Faxweb.al)
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.