Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaTe FunditTe Gjitha

Vrasja e ambasadorit grek në Brazil, kamerat zbulojnë autorin e vërtetë

Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga vrasja e ambasadorit grek në Brazil, Kyriakos Amoiridis, ngjarje për të cilën u akuzuan bashkëshortja dhe i dashuri i saj polic.

Nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë, autoritetet kanë zbuluar autorin që fshihet pas kësaj ngjarjeje tronditëse.

Kamerat tregojnë dashnorin e gruas, policin Sérgio Gomes i cili së bashku me nipin Eduardo Moreira bëhen gati për të hyrë në banesë. Ata rrinë shumë gjatë brenda banesës dhe kur dalin, dalin me trupin e ambasadorit.

Sipas autoriteteve braziliane,  ata kanë udhëtuar rreth 300 kilometra larg vendngjarjes për të zhdukur trupin, që e dogjën brenda makinës.

Mendohet se edhe gruaja Fransuaz Oliveira, ka qenë bashkëpunëtore pasi ishte larguar nga banesa pikërisht pak para krimit.

Megjithatë ajo e mohon që të jetë përfshirë në vrasjen e bashkëshortit dhe bën me faj vetëm të dashurin.

Ndërkohë nipi i Gomezit tregon se ai është kërcënuar nga i afërmi nësë do të guxonte të tregonte se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. (D.D/Shuplaka)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”505″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.