Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaKryesoreTe FunditTe Gjitha

Vrasja e aktivistit të Vetëvendosjes në burg, zhduket dëshmitari, Haxhiu: Më parë vdiq dhe shoku i dhomës

Mediat në Kosovë kanë denoncuar mbrëmjen e djeshme se një nga personat që ka qenë në dhomë me aktivistin që u gjet i vdekur në burg, Astrit Deharim është zhdukur.

Kjo shton edhe më shumë dyshimet e miqve dhe aktivistëve të Vetëvendosjes, së Dehari nuk është vetëvrarë brenda burgut.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Abulena Haxhium deputete e VV, kërkon nga institucionet që të bëhet drejtësi për rastin e Deharit.

“Mbrëmë nga portali kallxo.com u informuam se njëri nga personat që ka qenë në dhomë me aktivistin tonë Astrit Dehari është zhdukur. Padyshim se ky lajm ishte tronditje e radhës për të gjithë ne që kërkojmë drejtësi për Astritin!

Sikurse mbrëmë as sot nuk kemi asnjë informacion se a janë të sakta këto lajme, nëse po, çfarë po bëjnë institucionet në këtë drejtim.

Familja, aktivistët dhe qytetarët duhet të njoftohen sa më parë.

Drejtësi për Astrit Deharin!”, shkruan Haxhiu.

Në një komunikim rreth kësaj ngjarjeje në Fax Neës, Haxhiu tha se vrasja e Deharit ka qenë një nga ngjarjet më të rënda në vitet e fundit.

“Nëse VV do të ishte ndalur dhe nuk do të kishte kërkuar drejtësi, ky rast nuk do të ishte mbyllur. Ka pasur një person të tretë që ka marrë pjesë në vrasjen e tij, rasti i mbrëmshëm që denoncoi zhdukjen e  një prej shokëve të qelisë së Deharit është një shqetësim shumë i madh, bëhet fjalë për Adonis Gashin. 

Më herët ka vdekur në rrethana të mistershme, dhe shoku tjetër i qelisë msë Deharit. Opinion publik kërkon sqarim për rastin, duhet transparencë e plotë”, shprehet Haxhiu.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close