Deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj ka reaguar nëpërmjet në statusi në ‘Facebook’ në lidhje me krimin makabër që ndodhi pasditen e djeshme në Selenicë të Vlorës, ku 24-vjeçari zbrazi kallashnikovin mbi 8 perosona, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Deputeti ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të gjithë atyre që u lënduan nga krimi makabër.
Në statusin e tij Rrokaj shkruan se ky krim duket të jetë pasojë e problemeve të pazgjidhura të pronës në një nga zonat më të varfëra, të prekura nga fenomeni i drogës, nga skamja dhe emigracioni.
Më tej e ka vënë theksin tek armët pa leje të cilat vazhdojnë të përdoren masivisht dhe shteti nuk ka vënë ende dorë në lidhje më këtë problem kaq të madh.
Sipas tij në Selenicë dora e shtetit ka munguar gjithmonë, një nga zonat më të pasura me bitum dhe naftë si dhe me bukuritë e Lumit të Vlorës.
Statusi i plotë:
“Një tragjedi e rëndë ndodhi në Resulaj të Bashkisë Selenicë. Krimi makabër brenda fisit u mori jetën 8 personave, midis të cilëve gra dhe fëmijë. Po kështu disa të tjerë janë të lënduar. Në radhë të parë u shpreh ngushëllimet e mia famijarëve për viktimat e pafajshme dhe uroj shërim të shpejtë të lënduarëve.
Ky krim në familje duket të jetë pasojë e problemeve të pazgjidhura të pronës në një nga zonat më të varfëra, të prekura nga fenomeni i drogës, nga skamja dhe emigracioni. Armet vazhdojne te mbeten ne duart e popullsise civile dhe qeveria nuk ndermerr asnje hap per mbledhjen e tyre, duke i lene qytetaret te bejne vetgjyqesi. Në këtë zonë dhe në gjithë Bashkinë e Selenicë, për fat të keq dora e Shtetit është inekzistente, sidoqë është një nga zonat më të pasura me bitum dhe naftë si dhe me bukuritë e Lumit të Vlorës.”
(E.V/Faxweb.al)