AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Vrasja biznesmenit në qendër të Tropojës, policia shton një tjetër pistë hetimi: Djali i tij pak muaj më parë…

Kur ka kaluar më shumë se një javë nga vrasja e biznesmenit Guxim Gjyriqi në Tropojë, behet me dije se veç pistës së hasmërisë, policia ka shtuar edhe një pistë tjetër hetimi.

Tre muaj më parë djali i madh i Guxim Gjyriqit ka shkaktuar një aksident me të plagosur. Djali i Gjyriqit u procedua në gjendje të lirë për shkak të moshës së tij, pasi ishte nën 18 vjeç.

Po ashtu pistë tjetër hetimi përben fakti se Gjyriqi ka qenë i përfshirë në një seri ngjarjesh kriminale në vitin 1997.

Sipas dëshmive të para nga ana e banorëve në zonë pas vrasjes së tij me datën 5 janar, Gjyriqi njihej si një person i qetë dhe nuk kishte konflikte të hapura me persona të tjerë.

Ai ka qenë baba i dy djemve, dhe jeta e tij ishte e përqendruar kryesisht në dy bizneset e tij modeste, me të cilët siguronte dhe jetesën dhe të ardhurat e familjes.

Burime bëjnë me dije se Gjyriqi është kushëriri i Fatmir Haklajt, i cili ekzekutoi ish-liderin e lëvizjes së Dhjetorit, Azem Hajdari dhe më pas u vra dhe vetë në një atentat të mirëorganizuar në vitin 1999.

Ekzekutimi i biznesmenit në Tropojë, gjendet makina e djegur e autorëve

Fjalët Kyce

SPAK i ka kërkuar kryebashkiakut Lefter Alla të bëjë testin e drogës. Çfarë mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *