N’Golo Kante përmblodhi atë që ka të bëjë me të gjithë ndeshjen e tij gjatë përballjes së Chelseat kundër Atletico Madridit, duke prodhuar një ‘vrapim të çmendur’ të klasit botëror në minutën e 94-të të ndeshjes.
Blutë fituan me rezultat 2-0 në Stamford Bridge të mërkurën në mbrëmje ndaj Atleticos në ndeshjen kthyese të 1/8-tës së Ligës së Kampionëve, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale.
Golat për londinezët u shënuan nga Hakim Ziyech (34’) dhe Emerson Palmieri (90+), por mesfushori Kante ishte një interpretues i shkëlqyeshëm dhe paraqitja e tij po vlerësohet lartë.
Ai mbuloi të gjithë fushën dhe arriti të mbyste gjithçka që ekipi spanjoll u përpoq, ndërsa siguroi gjithashtu ndihmë në sulm.
Një ‘vrapim i çmendur’ apo një ‘sprint’ i francezit në minutat shtesë të ndeshjes ka befasuar të gjithë, ndërsa janë pushtuar rrjetet sociale duke folur për të.
Rasti në fjalë ishte përfshirja e tij në golin e vonë të Palmierit, ku pa francezin të vraponte gjithë gjatësinë e fushës në vetëm tetë sekonda.
Chelsea's second goal by Emerson .
Kante's speed looks scaring ?? #UCL | #CHEATM
pic.twitter.com/COc3QQPv0U— PUNDITsFC (@PUNDITsFC) March 17, 2021