Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i ka shkruar homogut të tij Ilir Meta, me rastin e 28 nëntorit, festës Kombëtare të Shqipërisë.
Siç bën të ditur ambasada ruse në Tiranë, Putin, thekson në letrën e tij se zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve shqiptar-ruse janë në interes të dy popujve por edhe të Europës.
Teksti i Plotë: “I nderuar zoti President, Pranoni urimet e sinqerta me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit.
Jam i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t`u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian.
Ju uroj shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkatdhetarëve Tuaj – lumturi dhe prosperitet.
Me respekt, Vladimir Putin”