AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Vjosa Osmani pritet në Shtëpinë e Bardhë, cili është mesazhi që dërgon SHBA?

Një vizitë surprizë e konsiderojnë mediat kosovare mbërritjen e Vjosa Osmanit në Shtëpinë e Bardhë ku është pritur nga zyrtarë të Këshillit për Siguri Kombëtare por se çfarë sinjali po çojnë amerikanët me këtë ftesë mbetet të shihet në ditët në vijim.

Fituesi i zgjedhjeve në Kosovë është Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje e cila ka nisur tashmë bisedat për koalicion me LDK-në edhe pse rezultati nuk është certifikuar ende.

“Kënaqësi të pritem sot në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, nga z.John Erath, Drejtor për Evropën. Patëm diskutime shumë produktive rreth prioriteteve dhe sfidave që e presin Kosovën gjatë muajve e viteve në vijim”, ka thënë Osmani.

Ende pa u zyrtarizuar qeveria e re në Kosovë, kanë nisur edhe polemikat e rikthimit të dialogut me Sebrtinë ku SHBA është angazhuar drejtpërsëdrejti me të dërguarin e saj Richard Grenellin si ndërmjetësues special.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *