Vjollca Arapi ka bërë thirrje se Kryeprokurorja Arta Marku të zbardhq çështjen e burrit të saj. Arapi thekson për “Fax News” se ndihet e kërcënuar dhe ajo që ndodhi burrit të saj mund t’i ndodhë edhe asaj.
“I bëj thirrje kryprokurores Arta Marku, nëse ka ardhur për te zbatuar ligjin të vërë para përgjegjesisë vrasesit e burrit tim. E vrau gjykata dhe prokuroria që të bëjë drejtësi. Merruni me qytetarët se qytetarët janë ata që ju paguajnë. Prokurorja Arta Marku ta bëjë gjykimin në Tiranë që edhe ajo që të dalë e vërteta. Të marrë pjesë në proces. Prokurorët të venë dorën në zemër, hoqa djalin nga shtepia.
S’më është bërë ende rezultati i vendimit të gjyqit, nuk po bëj dot ankimimin. Ndihem i kërcënuar, atë që i bënë burrit tim mund të ma bëjnë edhe mua. Nuk janë trima ata se vranë burrin tim. Unë nuk kam besim por po shikoj që po hidhet leku i madh. Këtyre nuk iu dhimbset burri im që vdiq. Të vërtetën e tregojnë kamerat nuk e tregoj unë.”, u shpreh Vjollca Arapi.
DETAJE:
Gjykata e Durrësit ka vendosur 5 vite burg për autorin e vrasjes së Agim Arapit. Gjykatësi Paulin Çera dha vendimin për një prej dy vëllezërve të akuzuar për vrasjen e Agim Arapit.
Kujtim Ekonomi, u dënua me 5 vite heqje lirie me akuzën e vrasjes nga pakujdesia, ndërsa vëllai i tij, Kostandini, u liria nga burgu 3 muaj pas vrasjes si i pafajshëm, dhëndri i tyre Jurgen Kurti, nuk u thirr asnjëherë në sallën e gjyqit as si dëshmitar. (J.V/Faxweb)