Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Vjedhje në kohë rekord, grabitet argjendaria e kunatit të Bashkim Finos, hajdutët marrin gjëra më vlerë dhe miliona lekë

Një argjendari në qytetin e Librazhdit ka rënë pre e grabitësve me maska. Bëhet me dije se persona ende të paidentifikuar rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm kanë hyrë në argjendari dhe kanë marrë sendet me vlerë.

Vjedhja e dyqanit të argjendarisë në pronësi të Skënder Xhanit, i cili është kunati i ish kryeministrit dhe deputetit socialist Bashkim Fino. Sipas të njëjtave burime, vjedhja është kryer në kohë rekord.

Dyshohet se grabitësit kanë vepruar sipas një plani të parapërgatitur duke i kryer veprimet me shpejtësi dhe kanë arritur të merrnin gjithçka kishin si objektiv.

Për të realizuar vjedhjen ata më herët janë futur në shtëpinë e biznesmenit, ku kanë marrë çelsat e argjendarisë dhe më pas janë futur te biznesi ku ka marrë çfarë kanë mundur.

Paraprakisht nuk ka të dhëna për vlerën e mallit të grabitur në këtë argjendari nga më të mëdhatë e këtij qyteti.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *