Një pikë karburanti në Vlorë është tentuar të grabitet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, policia njofton se autori ka dhunuar punonjësin e karburantit dhe më pas është larguar pa arritur të marrë para.
Njoftimi i plote: Më datë 22.11.2020, në orën 20:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka tentuar të vjedhë me dhunë në një karburant duke kercënuar punonjësin e karburantit shtetasin V. Rr., 59 vjeç, të cilin e ka goditur me një send të fortë duke i shkaktuar dëmtime të lehta fizike.
Autori nuk ka mundur të kryej vjedhjen dhe është larguar me shpejtēsi.
Shërbimet e policisë kanë shkuar nenjëherê në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.