Pas rastit të parë të riinfektimit të një personi për herë të dytë me koronavirus në Hong Kong mediat evropiane paraqesin dhe dy raste të reja në Hollandë dhe Belgjikë.
Dy pacientët evropianë janë infektuar për herë të dytë nga virusi. Pacienti nga Hollanda po shfaq simptoma më problematike për shkak të moshës madhore, e kundërta po ndodh me të riun belg i cili po e kalon lehtësisht infektimin e dytë me Covid-19.
Rasti i pacientit në Belgjikë tregon se antitrupat që ai zhvilloi gjatë herës së parë që u infektua nga Covid-19, nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur një infeksion të dytë, me një variant pak më të ndryshëm të virusit.
Ky nuk është një lajm i mirë për virologët, pasi nuk janë të aftë të kuptojnë nëse ky infektim ndodh për herë të dytë mund të ndodh tek të gjithë pacientët apo vetëm tek disa raste specifike.