Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Vijnë nga vatra e koronavirusit në Itali, zbarkon autobuzi me shqiptarë në Shkodër, disa nisen drejt Tiranës

Shqipëria tashmë ka rregjistruar viktimën e parë nga koronavirusi, i cili ka mbërthyer jo vetëm vendin por gjithë globin.

Ndërkohë megjithëse Italia është futur e gjitha “ në karantinë” ku është theksuar se çdo kush duhet të rrijë në shtëpi, ende në Shkodër vijnë Shqipëri emigrantë nga shtetit fqinj.

Mësohet se disa nga personat do të nisen drejt Tiranës dhe janëkëshilluar për vetëkarantinim dy javë, përndryshe rrezikojnë të dënohen me gjobë.

Gazetarja e Fax News Emi Kalaja raporton se kanë hyrë nëpikën kufitare 2 autobuzë, 1 furgon dhe 12 mjete të vogla.

Ato kontrollohen, ndërkohë që në krye të këtij operacioni është drejtori policisë së Shkodrës Niko Brahimaj, i cili është vënë në krye të këtij aksioni.

“Po i njoftojmë qytetarët që të vetëkarantinohen pra të qendrojnë në shtëpinë e tyre për afat që ministria e ka bërë të ditur dhe që e dinë të gjithë. Ne do të vendosim gjobë për personat që nuk vetëkarantinohen të gjithë shtetasit janë të identifikuar. Asnjë tolerim ndaj kujtdo që do të shkelë rri.”- u shpreh Ibrahimaj.

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *