Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Videolive+foto/ Shoqërohet me dhunë pedagogu i njohur, ishte në mbështetje të banorëve të Astirit

Dhjetra qytetarë janë shoqëruar në zonën e Astirit, ndërsa dhuna nga ana e policisë është e pranishme kudo.

Mes personave të shoqëruar kanë qenë kryesisht gra, të cilat më herët thanë për Fax News, se do të bënin qendresë në mbrojtje të banesave të tyre.

Një person qendron prej disa minutash në rrugë, dhe në zonë nuk ka mbërritur ende asnjë ambulancë për ti dhënë ndihmë.

Mes personave që janë shoqëruar me dhunë nga ana e policisë është dhe pedagogu Ervin Goci, i cili sic shihet në pamjet e mëposhtme është marrë nga 5 punonjës të policisë.

Goci ka qenë në mbështetje të kauzës së banorëve të Astirit dhe është shoqëruar me dhunë, pavarësisht se nuk po kryente asnjë vepër penale, pasi ishte në ambientet e jashtme të një lokali.

Po ashtu ai është një nga aktivistët në mbrojtje të Teatrit, dhe mbështetës i disa kauzave mjaft të rëndësishme të shoqërisë civile.

Ndërkohë policia po mban larg dhe gazetarët e Fax News, të cilëve iu kanë marrë dhe mikrofonat.

Sot në zonën e Astirit pritet të “luhet” beteja finale e banoërve që kanë më shumë se një viti që protestojnë, me forcën e shtetit, që ende pa gdhirë është shfaqur e shumtë në numër.

Qindra punonjës policie kanë rrethuar të gjithë zonën, dhe nga momenti në moment pritet që të nisë dhe shembja e banesave.

Vetë banorët e kanë gdhirë gjithë natën në rrugë, dhe kanë bërë thirrje të vazhdueshme që në mbështetje të tyre të shkojë çdo qytetar i Tiranës, që e ndjen veten të kërcënuar nga kjo qeveri.

Do të ishte 3 Nëntori i vitit të kaluar kur banorët e Astirit do të dilnin për herë të parë në rrugë, duke denoncuar projektin e Unazës së Madhe, që rrezikonte shembjen e banesave të tyre, dhe prej atëherë ata kanë vazhduar protestën e tyre të përditshme.

Ka pasur të shoqëëruar, të arrestuar, të burgosur, të dhunuar, por kauza dhe bashkimi ishte ajo që bëri që kjo të ishte një nga protestat më të gjata që është mbajtur ndonjëherë në vendin tonë.

Që prej fillimit banorët janë shprehur se projekti është korruptiv dhe nuk lëshojnë shtëpitë nëse nuk do marrin dëmshpërblime, sipas vlerës së tregut, pasi dhe personat që kanë pasur letra të rregullta janë shprehur se dëmshpërblimi që kanë marrë nga shteti është qesharak.

Projekti u denoncua dhe nga Partia Demorkatike, e cila zbuloi se një kompani që kishte fituar tenderin, DH Albania, pas të cilës dyshohet se fshihet biznesmeni Baskim Ulja, ishte e regjistruar në SHBA dhe ishte offshore. Projekti deri tani është anuluar dhe ndryshuar disa herë dhe duket se ka ngecur për shkak të procedurave, mirëpo sot IKMT, e mbështetur nga policia do të ndërhyjë.

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *