Një zjarr ka rënë në një apartament në katin e katërt të një pallati në lagjen nr.1 në Durrës, në zonën e njohur si Nishcigare.
Në apartament ishte dhe një e moshuar e cila ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë që zjarrfikëset neutralizuan në kohë flakët.
Informacion paraprak
Më datë 11.02.2019, rreth orës 08:45, në lagjen Nr 1 Durrës , ka renë zjarr në katin e katërt të një pallati, në banesën e shtetases F.C., 80 vjeçe, e cila ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikses, që po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.