Një zjarr i fuqishëm raportohet të ketë rënë në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë në një kallamishte.
Burimet nga vendi i ngjarjes thanë për Faxweb se nga zjarri rrezikohen shtëpitë përreth dhe shkolla e zonës.
Të njëjtat burime thanë, se era e fortë po favorizon flakët, të cilat po përhapen në mënyrë të frikshme, ndërkohë ende nuk ka shkuar zjarrfikësja, pasi e ka të vështirë që të afrohet tek vatra e zjarrit.
Zjarrfikësit janë shprehur se janë konstatuar më shumë se 9 vatra në zonën e Lezhës, ndërsa në zonën e grashit është djegur edhe një banesë e vjetër.
https://youtu.be/5cj3XldCuAU
https://youtu.be/_El7D3Hgpl0
https://youtu.be/DFlQLZt3Q0s
(B.B/ Faxweb.al)