Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Vlerësohet me titullin më të lartë në Kroaci, Meta: Krah për krah në çdo sfidë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është vlerësuar nga homologja e tij kroate, Grabar-Kitarović, me “Urdhrin e Lartë të Mbretit Tomislav me Shirit dhe Yllin e Madh”.

Meta shprehet me anë të një reagimi në rrjetët sociale, se akordimi I Titullit më të lartë të Republikës së Kroacisë, e motivon në forcimin e mëtejshëm në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Shumë i nderuar për vlerësimin nga Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarović, me “Urdhrin e Lartë të Mbretit Tomislav me Shirit dhe Yllin e Madh”.
Akordimi i Titullit më të lartë të Republikës së Kroacisë, më motivon për të punuar pa u lodhur për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera historike e tradicionale mes dy vendeve e popujve tanë në të gjitha fushat.
Shqipëria dhe Kroacia, partnerë strategjikë, krah për krah në çdo sfidë! 🇦🇱🤝🇭🇷”, shkruan Presidenti.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *