Vittorio Sgarbi ka rrezikuar të mbytet ndërsa po lahej në Palasë të Vlorës së bashku me të bijën. Për pak sekonda ai është zhdukur nga dallgët por ka qenë kjo e fundit dhe roja bregdetare që i kanë ardhur në ndihmë.
Sgarbi, i njohur dhe si mik i kryeministrit Rama ka mbërritur në Shqipëri ditën e djeshme për një tur turistik.
Në video dallohet qartë kritiku i cili përpiqet të futet në thellësi për tu larë në ujërat e detit Jon, por në një moment ‘përpihet’ nga dallgët e forta. Menjëherë i ka ardhur në ndihmë e bija dhe rojet bregdetare duke e nxjerrë Sgarbin në breg dhe nga pamjet duken mjaft të trembur të dy.