Vëllai i Refik Matës, i gjetur i vdekur brenda një burgu francez, apelon për drejtësi. Kur ka kaluar një muaj nga vdekja misterioze, të afërmit kanë dyshime që mund të mos jetë vetëvrasje sikurse u raportua.
Bekim Mata rrëfen për Fax News bisedën e fundit me të vëllanë, arsyen e dënimit, sherrin e disa muajve më parë në burg dhe heshtjen e autoriteteve.
Më 17 Janar bëhet një muaj që nga vdekja e ij në një burg të Francës, ndërsa familjarët e Refik Matës nuk reshtin së kërkuari drejtësi. Për Fax News vëllai i 29-vjeçarit, të dënuar për vjedhje dhe që i përfundonte dënimi në 2024, shprehet se ka dyshime që vdekja e Refikut mund të mos jetë vetëvrasje.
Bekim Mata, i cili jeton me prindërit në Itali, ka kryer disa udhëtime drejt Francës për të zbardhur ngjarjen e rëndë. Ai thotë se ashtu sikurse autoritetet francezëe edhe ato shqiptare nuk kanë dhënë asnjë sqarim mbi vdekjen e dyshimtë brenda qelisë. Sipas Bekimit, ka nisur pafund shkresa dhe kërkesa ndaj institucioneve por pa marrë përgjigje. Ai thotë se familja e tij ende nuk ka siguruar procesverbalin mbi autopsinë e të riut që përcakton shkakun e vdekjes.
Bekimi flet edhe për një seancë gjyqësore të vëllait të tij me kërkesë për t’u ekstraduar në Shqipëri, kërkesë e i cila nuk u miratua nga gjykata. Në këtë seancë thotë vëllai i viktimës, u konstatua se Refiku kishte shenja dhune, ndërsa i kishte rrëfyer se ishte dëmtuar gjatë një përplasje mes të dënuarve në burg.
Bekimi thotë se vëllai është dënuar me 5 vite burg për vjedhje, ndërsa nuk ka informacion se si është përfshirë në këtë veprimtari. Më herët thotë ai, vëllai ka bërë punë të ndryshme. Gjatë bisedës, ai rrëfen se vetëm pak kohë para vdekjes së Refikut, kishte kontaktuar me të, ndërsa kujton gjendjen e tij.
Bekim Mata: Kemi dyshime qe mund te mos jete vetevrasje. Fola pak para se te merrja lajmin me Refikun. Refiku ishte ne gjendje te mire e te qete. Nuk kemi ende si familje raportin mjeko-ligjor. Refiku u denua me 5 vite burg per vjedhje.
“Me pare punonte ne nje restorant, se di si u perfshi ne vjedhje”-përfundoi i vëllai.
Këto janë pamjet nga brenda burgut ku ka ndodhur ngjarja. Kjo është qelia e Refik Matës, e mbuluar nga gjaku. Ngjarja u raportua si vetëvrasje, por siç pretendojnë familjarët ende nuk ka në duart e tyre një raport mjeko ligjor ku përcakton shkaqet. Ndërkohë, këto janë pamjet e ambienteve të jashtme të burgut francez, ku mes tyre duket edhe Refiku.