AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Urdhëruan largimin e materialeve zgjedhore, KZAZ e Vau Dejës rrethohet nga policia: Të gjithë do hetoheni në prokurori, ja pse jemi këtu

Pas ultimatumit të dhënë ditën e djeshme nga Bashkia Vau Dejës për lirimin e ambjenteve të  KZAZ-së nr.6  në Bushat , një grup nga administrata e Bashkise Vau Dejës i janë drejtuar KZAZ në fjalë për të vëzhguar nëse është zbatuar ky urdhër. Që në hyrje të KZAZ-së administrata e Vau Dejës është përballur me forcat e policisë së shtetit, të cilët nuk i kanë lejuar të hyjnë në ambjentet e brendshme të KZAZ-së. Nisur nga kjo  sekretari i këshillit Gentjan Ndoj u është drejtuar atyre me një shkresë zyrtare duke u thëne se Bashkia Vau Dejës nuk ka qëllim të shkaktojë përplasje dhe tensione po vetëm të zbatojë dekretin e Presidentit Meta per zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Nese nuk lirohen ambjentet që janë në pronësi të Bashkise Vau Dejës secili do përballet me ligjin, është shprehur ndër të tjera Sekretari i Këshillit në Bashkinë Vau Dejës, Gentjan Ndoj.

Në takimin me policinë Ndoj ka ripërsëritur dhe një herë që janë aty paqësisht për të parë nësë është zbatuar apo jo kërkesa e bashkisë, e kurrsesi për të shkaktuar përplasje siç dhe ka ndodhur sot.

“I jemi drejtuar me një shkresë drejtorit të shklollë por dhe KQZ për të liruar ambjentet e shkollës në mënyrë vullnetare të KZAZ nr.6 të Vaut Dejës. Në zbatojmë vetëm dekretin. Mos vendosni as maska, asgjë,se këto janë ambjentet tona dhe do I mbrojmë më shumë se ju.

Ju duhet të respektoni ligjin dhe Kushtetutën të Shqipërisë jot ë Denar Bibës.

Ju do të përballeni me ligjin për veprimet tuaja ilegjitime.

Jeni në shkelje të hapur dhe gjithsecili nga ju do hetohet në prokurori për veprime të paligjshme.”

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.