Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Tërmeti mori 7 jetë në familjet Reçi e Karanxha, hajdutët bëjnë kërdinë na banesat pa njerëz brenda

Tërmeti tragjik i 26 Nëntorit ka prekur edhe dy familje të qytetit bregdetar të Durrësit Reçi e Karanxha ku fatkeqësisht humbën jetën 7 persona, ndërkohë që banesat e rrënuara pas gjithë atij tmerri dhe dhimbjeje si të mos mjaftonin, kanë rënë pre e grabitësve.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13 dhe 17 në qytetin bregdetar, teksa në banesat e shpallura të pabanueshme nga ekspertët, janë marrë orendi e sende me vlerë.

Kanë marrë të gjitha orenditë që na duhen. Shuli I derës ishte në vend siç hapet normalisht, e shtyj derën pash që kaskat ishin të thyera, vajta tek dera e djlit dhe nuses, të gjitha gjërat ishin shkatërruar. Shtëpia është e re. U larguam nga tërmeti si gjithë banorët e tjerë.

Më hërët edhe banorët e një kompleksi pallatesh denoncuan vjedhjet ndërsa Grabitësit kanë shfrytëzyuar situatën pasi rreth 280 banorë kishin lënë shtëpitë e tyre duke lënë në to sende dhe shtëpiake me vlerë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *