AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Tërmeti 5.2 ballë në Korçë, plasariten banesat nga lëkundjet e fuqishme, banorët në panik

Lëkundje të fuqishme tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në Korçë,rreth orës 06:25 minuta.

Mësohet se lëkundjet kanë qenë të forta me magnitutë 5.2 dhe është pasuar nga lëvizje të tjera.

Lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda dhe kanë shkaktuar panik tek banorët të cilët kanë dalë në rrugë të shqetësuar. Raportohet për dëme materiale në fshatin Qafzezë të Kolonjës dhe Vidohove të Devollit.

Janë dy fshatra të cilat u dëmtuan nga termeti i qershorit. Ndërkohe banorët thonë së lekundjet mëngjesit kane shkaktuar çarje te mureve dhe renie të suvasë.

Lëkundjet u dëgjuan edhe në disa qytete të tjera si Tiranë, Elbasan, Gjirokastër. Gjithashtu lëkundjet u dëgjuan dhe në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *