Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ “Të gjithë u ulëm me vështirësi në Bruksel”, Rama nuk e fsheh pesimizmin: Sinjal se mbërritja nuk ështe e lehtë

Nga Belgjika pas takimit më Presidentit e Këshillit të Europës Charles Michel, kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë për mediat nga ku tha se ulja në Bruksel ishte e vështirë sot, ndërsa theksoi se është një lloj sinjali që mbërritja për Shqipërinë nuk do të jetë e lehtë, dhe këtu mendohet se ai iu referua hapjes së negociatave.

Rama tha gjithashtu se dita e nesërme është e madhe për Shqipërinë, pasi do të mësohet vendimi që kanë marrë shtetet që do të marrin pjesë në konferencën e donatorëve për dëmet e pësuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, ndërsa nuk i ka fshehur notat e pesimizmit, kjo mbase edhe për shkak të diskutimeve dhe asaj çfarë ka ndodhur dy ditët e fundit në Mynih.

“Të gjithë u ulën paksa me vështirësi sot në Bruksel, kështu që është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë. Por në të njëjtën kohë jemi shumë mirënjohës Presidentit të Këshillit të ri të Europës dhe të gjithëve këtu që po bëjnë shumë përpjekje për t’i dhënë shtysë procesit.

Në të njëjtën kohë, jemi shumë të interesuar të shohim e të diskutojmë metodologjinë e re, e cila shpresoj që do të rezultojë si një platformë mirëkuptimi brenda shteteve anëtare. Po ashtu, për ne, Shqipërinë, nesër është dita e madhe, sepse kemi konferencën e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit dhe shpresoj shumë se do të gjejmë mjaftueshëm solidaritet e mbështetje për të ecur përpara me rindërtimin”, tha Rama.

Në axhendën e takimit të sotëm në Bruksel mësohet se do të jenë mes të tjerash edhe çështja e integrimit të Ballkanit Perëndimor gjë të cilën e ka përmendur edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen gjatë një deklarate për mediat.

Në Bruksel mbahet sot një takim informal mes krerëve të BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, e konsideroi atë “një mundësi për të rikonfirmuar perspektivën evropiane për partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor”. Në takim mori pjesë edhe kryeminstri shqiptar Edi Rama.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

A mendoni se duhet të hapen shkollat në 14 shtator sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close