AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ “S’kam pushtet zotni”, Braçe sulmon Veliajn: Kjo është derexheja në rrugën e inaguruar para 4 muajsh

Zv/kryeministri Erion Braçe ka postuar në rrjetet sociale një video të regjistruar nga shtëpia e tij, ku radhë të gjata makinash janë krijuar për shkak të bllokimit të njërës korsi të rrugës.

Braçe shkruan përkrah videos se vendi ku ndodhet kjo ‘derexhe’ është rruga e re që të nxjerr nga pastiçeri Venezia në rrugën e Elbasanit, ndërkohë akuzon një kompani ka shkërmoqur sipas tij një rrugë të inaguruar 4 muaj më parë për të ndërtuar një pallat.

Ai shton më tej se ky është rasti tipik që sipas zv/kryeministrit interesi privat  shkërmoq tërësisht interesin publik.

“Shiheni;
KJO ESHTE DEREXHEJA NE RRUGEN E RE QE TE NXJERR NGA PASTICERI VENEZIA NE RRUGEN E ELBASANIT!

Perse?
SEPSE KOMPANIA QE PO NDERTON PALLAT,
PASI MORI TROTUARIN, TANI MORI DHE
40% TE RRUGES;
E KA SHQYER RRUGEN E RE QE U INAGURUA VEC 4 MUAJ ME PARE!

Ky eshte ai rasti tipik kur interesi privat,
shkermoq teresisht interesin publik,
e zeron fare sic ketu!”, shkruan numri dy i qeverisë.

 

Një një ndjekës i ka kujtuar Braçes detyrën që ka ndërsa ky I fundit I është përgjigjur se nuk ka pushtet tek bashkia.

Komentuesi: Cte shikojme more zoteri, ti je shtet e nderhyj cben publikime shiheni kot 🤔🤔

Braçe: une? Skam pushtet tek bashkia zotni.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *