Presidenti Ilir Meta ka qenë ditën e sotme në Korçë ku duket se i ka pëlqyer moti me dëborë që ka përfsdhirë të gjithë qarkun ditën e sotme.
Në entuziazmin e panoramës së ofruar nga reshjet e borës, presidenti nuk ka ngurruar që të recitojë edhe disa vargje për qytetin e Korçës.
“Lumja ti moj Korçë lule që le pas shoqet e tua. Si trimi në ballë u sule, ta paçim përjetë hua”– u shpreh Meta.
Kujtojmë që disa ditë më parë, presidenti dekretoi datën 6 mars si datë zgjedhjesh të pjesshme lokale për 6 bashkitë të cilat nuk kanë një kryetar të zgjedhur por të komanduar.
Po ashtu në ditën e sotme, në një intervistë të dhënë për mediat, Meta përsëriti se nuk do të ndikohej nga vendimi që do merrte Kushtetuesja për të dhe se nuk do mërzitej edhe nëse nuk do mund të ishte në postin e presidentit. Kjo sepse, siç edhe ai vetë e theksoi, mezi priste të ishte pjesë e politikës aktive pa pasur postin e presidentit.