Familjarët e Admir Bokrinës, njërit prej dy shqiptarëve që gjeti vdekjen në Itali pas shembjes së urës në Xhenova ku gjetën vdekjen 38 persona, kanë hapur dyert e mortit në Oblik të Shkodrës.
32-vjeçari Bokrina së bashku me Marjus Djerrin po kalonin urën me një furgon për të shkuar në punë, kur dhe ndodhi tragjedia.
Ai kishte festuar 3-vjetorin e martesës 1 ditë para vdekjes tragjike. Ai jetonte në Itali që prej moshës 12-vjeçare.
Bokrina kishte folur me bashkëshorten disa minuta para se të shembej ura, ku ai gjeti dhe vdekjen. Familjarët sapo kishin dëgjuar për shembjen e urës ishin shqetësuar, pasi dy të rinjtë nuk përgjigjeshin në telefon.
Ata më pas kanë shkuar në spital, dhe pasi kanë pritur shumë orë, pak pas mesnate janë vënë në dijeni se të dy djemtë nga Shqipëria kanë vdekur.
Marjus Djerri 28 vjeç nga Shijaku dhe Admir Bokrina 31 vjeç (ose Edi sikurse i flasin miqtë) nga Shkodra, udhëtonin së bashku me makinë për të shkuar në qytetin Rapallo, ku punonin në një kompani pastrimi. Shembja e urës u preu atyre udhëtimin. Dy shqiptarët u nxorrën të pajetë nga rrënojat.
https://www.youtube.com/watch?v=yLbvi9jI2f8&feature=youtu.be
(B.H/Faxweb)