Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Shpërthimi i fuqishëm në një pikë karburanti, dëme të shumta materiale

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orën 10:15 të ditës së sotme në një depozitë gazi që furnizon automjetet të shoqërisë “Eurogaz” në pronësi të shtetasit Sokol Meçe.

Nga raportimet e para mësohet se dëme në njerëz nuk ka, por ka vetëm dëme materiale. Shkaku mendohet të jetë një defekt teknik. Forca të shumta zjarrëfikëse ndodhen në vengjarje.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga FaxWeb.al, duken shkatërrimet që ka sjell shpërthimi.

Pronari i firmës ka folur për Faxëeb.al, dhe shprehet se ka patur problem me elekromotorrin që po mbushej bombula e gazit.

“Nuk ka dëme në njerëz. Unë kam 20 vite në treg, punojmë me të gjitha rregullat  e zbatuara për çdo rast. Gjithashtu kemi fikëset e zjarrit në ambientet e punës. Kishim punëtorë në punë por nuk kanë pësuar dëme. Kemi njoftuar menjëherë zjarrëfikësen dhe tani situata është nën kontroll,” u shpreh Meçe.

Njoftimi zyrtar:

Sot rreth orës 10:15, në Portëz, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka shpërthyer një depozitë gazi që furnizon automjetet me gaz.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë person të lënduar por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

 

(K.H/Faxweb.al)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *