Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Shembet në mënyrë të kontrolluar pallati 6 katësh në Astir, strehoheshin të dëmtuar nga tërmeti

Një pallat gjashtë katësh është shembur vetëm pak minuta më parë në zonën e Astirit në kryeqytet ndërsa godina është shndërruar në rrënoja në pak sekonda.

Shembja e tij ka ndodhur me anë të shpërthimit të kontrolluar në kollonat e të cilit ishte vendosur reth 10 kg lëndë plasëse, ndërsa në zonë është vendosur një perimetër i gjërë sigurie duke penguar kështu lëvizjen e mjeteve, të këmbësorëve si dhe evakuuimin e përkohshëm të banorëve pranë pallatit.

Është lajmëruar gjithashtu se në ditët në vijim do të ketë edhe shembje të tjera godinash por jo të gjitha do të rrëzohen me anë të eksplozivit.

Në zonën përreth janë krijuar re të mëdha pluhuri dhe pritet ndërhyrja e karrotrecave dhe mjeteve pastruese për të larguar inertet.

Shembja e këtij pallati erdhi në kuadër të lirimit të zonave pranë vendit ku do të kalojë segmenti i Unazës së Madhe ndërsa në pallatin në fjalë, ishin strehuar edhe disa familje banesat e të cilëve ishin dëmtuar nga tërmetit i 26 Nëntorit.

Kujtojmë se edhe ditën e djeshme, janë shembur në këtë segment 5 godina të tjera ndërsa ndryshe nga më parë, nuk ka pasur rezistencë nga banorët.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *