Ish-Kryeministri Sali Berisha mban sot takimin e dytë me demokratët, në kuadër të nismës për referendum në PD që ndërmori pasi Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar.
Ndryshe nga takimi i Tiranës, ku salla ishte e tejmbushur me demokratë, në takimin e dytë në Fier ka një rënie të mbështetësve të pranishëm në takim.
Takimi i Berishës pritet të fillojë nga momenti në moment. Ish-Kryeministri tashmë e quan Bashën ish-kryetar të PD-së dhe ka premtuar rikthimin e sovranitetit në krye të partisë.
(E.H/Faxweb.al)