Serbi-Portugali ishte një ndeshje e çmendur. Takimi i dytë për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022 e vlefshmë për Grupin A përfundoi me shifrat 2-2. Një pjesë e parë që foli për portugezët të cilët kaluan dy herë në avantazh me futbollistin e Liverpool Diogo Jota. Sulmuesi shënoi në minutat 11’ dhe 36’.Në pjesën e dytë serbët u zgjuan dhe shpalosën të gjithë focën e tyre. Mitrovic në minutën e 46-të do të shënonte golin e parë, ndërsa Kostic në të 60-tën do të barazonte shifrat.
Një rezultat i tillë kënaqi jo pak serbët, por sekondat e fundit të ndeshjes ishin një çmenduri e vërtetë. Milenkovic në minutën e 92-të ndëshkohet me karton të kuq, ndërsa vetëm 1 minutë nga ky moment Ronaldo shënoi për Portugalinë, por goli nuk u akordua. Nga pamjet e publikuara, duket se topi e ka kaluar vijën fatale.
Ky vendim i gjyqtarit, tërboi CR7-tën i cili u shfaq tepër i zhgënjyer në fundin e ndeshjes. Ronaldo doli nga ndeshja, madje hodhi edhe shiritin e kapitenit dhe u ndëshkua me të verdhë. Me këtë barazim, dy kombëtaret tani kanë nga 4 pikë. Serbia gjendet në vendin e parë për shkak të golaverazhit, kurse Portugalia në pozitën e dytë.
(E.H/Faxweb.al)