AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ “Rama ik” tifozët brohorasin në grup, i prishin festën kryeministrit

Shqipëria pret mbrëmjen e sotme Francën, kampione të Botës, në një ndeshje të veçantë, ku inaugurohet edhe stadiumi i ri Kombëtar.

Stadiumi i tejmbushur me tifozë si shkak edhe për ceremoninë e inagurimit por edhe se përballemi me kampionët e Botës, duket se e ka pritur kryeministrin me një surprizë të hidhur.

Tifozët shqiptarë kanë zgjedhur që ti prishin festën kryeministrit Edi Rama, i cili u shfaq në stadium që bashku me bashkëshorten Linda Rama dhe djalin Zaho.

Një grup tifozësh është dëgjuar nga shkallët e stadiumit me thirrjet “Rama ik”, duke  brohoritur në turmë kundër kreut të qeverisë.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *