Korporata energjetike Shqiptare ka filluar aksionin e pastrimit të liqenit te Komanit, me dëshirën e sensibilizimit të banorëve si dhe ritjen e kapaciteteve për të zhvilluar turizmin e zonës. Benet Beci, kreu i KESH është shprehur se kjo fushatë do të ndihmojë banorët e zonës dhe rritë sensibilizimin.
Korporatat energjetike shqiptare ka filluar pastrimin e liqenit te Komanit nga mbetjet që vetë banorët e zones hedhin jo vetëm në liqen por edhe në lumenjtë dhe përrenjtë që e furnizojnë atë. Kreu i KESH, Benet Beci është shprehur se kjo është një fushatë sensibilizimi për të mbrojtur zonën:
“Me fillimin e sezonit të reshjeve dhe shtimin e prurjeve të ujit në liqenet e Fierzës dhe Komanit, çdo vit në këtë periudhë ka edhe shtim të mbetjeve të cilat depozitohen në këto liqene si pasojë e prurjeve nga lumenjtë e përrenjtë.
Periodikisht stafi i KESH në këto HEC-e ka ndërmarrë iniciativën që me mjetet dhe burimet e disponueshme të bëjë pastrimin, përpunimin dhe depozitimin e mbetjeve, si atyre të ngurta e drusore, por edhe mbetjeve të konsumit qe vijnë si rezultat i aktivitetit ekonomik-turistik në ato zona si dhe nga papërgjegjshmëria e një pjesë të vizitorëve apo dhe banorëve për gjatë rrjedhës së lumenjve.
Ndonëse pastrimi i ujërave të liqenit nuk është përgjegjësi ligjore e drejtpërdrejtë e KESH, por është përgjegjësi morale dhe sociale e Korporatës, si aktori kryesor i zhvillimit ekonomik të komuniteteve në këto zona, me këtë nisëm KESH jep mesazhin e rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit me të gjitha kapacitetet. Një mjedis i pastër duhet më shumë nga të gjithë, është më atraktiv, sjell zhvillim të turizmit dhe të ekonomisë për të gjithë familjet dhe operatoret e komunitetit tonë”.
Përmes pastrimit të zones me mejtet e ofruar anga KESH ndihmohen familjet e zones për të maksimizuar perfitimet nga liqeni i komanit, jo vetem ëpr prodhimin e energjisë por edhe rritjen e të ardhurave nga turizmi.(FAX NEWS)