Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ “Papapam, pipi” fjalimi Rakip Sulit në Kamëz thyen rrjetin, salla nuk mban dot të qeshurat

Kryebashkiaku i ri i Kamzës Rakip Suli ka mbajtur ditën e djeshme një fjalim përballë qyetarëve, në një sallë, ku ka prezantuar punët e kryera në këtë bashki përgjatë 100 ditëve të para të drejtimit të tij.

I vetëm në skenë, veshur sportiv, Suli është ndjerë komod teksa ka promovuar punët e bashkisë së Kamzës, nderkohë që me shumë entuziazëm nuk ka nguruar që të thumbojë punët e ish drejtuesit të bashkisë.

Me një stil të ngjashëm me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, Suli ngjan si aktor që po interpreton “Standupcomedy”, ndërkohë që salla nuk mban dot të qeshurat nga ‘interpretimi’ sportiv i Rakip Sulit.

“Gjendja e mjeteve, shumë mjete ka… arsenal…, 1 fadrom, papam pipim, kemi bërë shumë punë….”- ironizon Suli.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *