Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ ‘O Andi…’! Momenti i dhimbshëm kur familjarët e shoferit të prokurorit marrin lajmin e kobshëm

Vëtem gjashtë ditë pas atentatit të Prokurorit Arjan Ndoj ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, shoferi i tij, shtetasi Andi Maloku.

Maloku nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga breshëria e plumbave pasditen e 1 nëntorit në mbikalimin e Shkozetit.

Në ambientet e spitalit janë dëgjuar ulërimat e familjarëve, ndërkohë që forca të shumta policie kanë shkruar në spitalin e Traumës.

Më poshtë keni pamjet nga Spitali i Traumës në Tiranë gjatë momentit kur familjarët e Malokut marrin lajmin e kobshëm:

Me lajmin e vdekjes së Malokut, pritet të ndryshojë edhe akuza për të arrestuarin e vetëm si autorë të dyshuar të atentatit.

Akuza e vrasjes “kundër dy ose më shumë personave”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” do të kthehet në atë të vrasjes. Ndërkohë mbeten në fuqi akuzat për  “Vrasja e funksionarëve publikë”, e mbetur në tentativë, që lidhet me prokurorin Arjan Ndoja dhe  dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Kujtojmë se për ngjarjen e rëndë është arrestuar Redjan Rraja, për të cilin gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me Burg”.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *