AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ “Nuk i ndihet zëri, më e mira në botë”, Rama nuk kursen lëvdatat për ish-ministren që e ‘flaku në rrugë’

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një vizitë në Qendrën Operacionale të Emergjencave në Lezhë, ku është takuar me banorë të zonës dhe me njohjen e problemeve pas tërmetit të 26 nëntorit.

Kryeministri Rama është informuar në lidhje me situatën në terren, dhe ka marrë mendimin e inxhinierëve për ndërtesat e dëmtuara dhe personat e strehuar në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë.

Ndërkohë që ka inspektuar godinën, kryeministri ka qenë u shoqëruar me ministrin e Brendshëm Sandër Llelashaj si dhe me ish-ministren e Arsimit Lindita Nikollën. Për këtë të fundit kreu i qeverisë nuk i ka kurzyer lëvdatat.

“Ku je më e mira në botë. Prit njëherë, prit se ka rradhë. Ditë-natë, ditë-natë, as i ndihet zëri as i del emri…”, tha Rama.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e shkarkoi Lindita Nikollën, pas protestave të studentëve, të cilët treguan qartë dështimin e qeverisë në lidhje me Reformën e Arsimit të Lartë.

Video:

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Burg nga disa muaj deri në 15 vite për ata që dalin pa leje dhe shkelin karantinën, si e komentoni nismën e fundit të kryeministrit Rama?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *