Mbërrijnë në spitalin e Traumës 2 nga të plagosurit e ngjarjes se rende te Elbasanit.
Mësohet se Emiljan prenga 38 vjecc dhe Pavlo vuksani 50 vjec kanë mbërritur pak minuta më parë në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Ata mbetën të plagosur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit ku pati një përplasje mes mbështetësve të PD-së dhe PS-së.
Nga përplasja që degjeneroi në përdorimin e armëve mbeti i vrarë shtetasi Pjerin Xhuvani, ish-drejtori i LSI-së në Elbasan por që së fundmi mësohet se i është bashkuar PS-së.
Dy personat e tjerë të plagosur janë ish-oficeri i Policisë Kriminale, Pavlo Vuksani, si edhe efektivja e forcave shqiponja, Xhensila Sota.
Në polici është vetëdorëzuar Arbër Papleka, ish-efektivi i forcave RENEA, i cili dyshohet të jetë autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit.
(E.H/Faxweb.al)