Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashSportTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Ndodh në Indi, lojtari shpëton portën mrekullisht por jo veten e tij

Një lojtar në Superligën indiane ka shpëtuar portën e tij nga një goditje për gol në minutën e 61’ të takimit, teksa e ka shmangur atë në mënyrë spektakolare, por në fund është përplasur me shtyllën duke rrezikuar shumë veten, shkruan, Sportplus. Në përballjen mes dy skuadrave Goa dhe Pune City, përveç gjashtë golave të shënuar pasi ndeshja ka përfunduar me rezultatin 4-2 për vendasit ka pasur edhe një moment që po bën xhiron në gjithë botën.

Në një aksion të nisur nga vendasit, sulmuesi Kingfisher godet fort drejt portës për të thelluar akoma më shumë rezultatin, por mbrojtësi mik bën të pamundurën për të evituar topin që po përfundonte në portë. Në fund ia del mrekullisht për ta nxjerrë jashtë katërkëndëshit, teksa dëmtohet në vendin delikat. Ai qëndroi për disa minuta jashtë fushës dhe për të vijuar lojën pak më vonë, pavarësisht dhimbjeve.

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close