Ish-legjenda e boksit, Mike Tyson do të jetë pjesë e një dokumentari të Discovery Channel të titulluar “Tyson kundër Peshkaqenëve”. Iron Mike, në moshën 54 vjeçare ka habitur të gjithë me fizikun e tij dhe stërvitjen që bën së fundmi duke na kujtuar kohët e kampionit.
Tyson, i cili ka qenë kampion i padiskutueshëm bote për peshat e rënda nga viti 1987 në 1990, dukej në formë për promon e parë të dokumentarit. Duke u përgatitur për “luftën”, Tyson shfaqet duke thyer një kafaz peshkaqenësh dhe më pas ndan në dysh një sërf.