Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Video-mesazh kërcënues Bledar Toçit një ditë para vrasjes, Dritan Haxholli me kallash në dorë: Do të q*het motra

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Kavajë rreth një javë më parë tronditi jo vetëm qytetin e vogël shqiptar me mentalitet të mbyllur, por një Shqipëri të tërë.

Viktimë mbeti Dritan Haxholli pas shkrepjes së armës nga ana e Bledar Toçit. ‘Molal e sherrit’ e kësaj ngjarje u cilësua 30-vjeçarja Marsida Qatja.

JOQ Albania, siguroi foton e Dritan Haxhollit dhe Bledar Toçit para se të ndodhte vrasja duke pozuar sëbashku e duke treguar armët. Haxholli automatikun e tij dhe Toçi, efektivi i drejtorisë së burgjeve, armën e tij të shërbimit, me të cilën i dha fund jetës së atij me të cilin shoqërohej.

Por me sa duket, ngjarja ka qenë e planifikuar, pasi sipas një videoje dhe dëshmive të mbërritura në rrugë ekskluzive në redaksinë e JOQ Albania, Haxholli ka patur në plan të eliminonte Toçin.

Videoja është filmuar nga vetë Haxholli, teksa protagonist është një mik i tij, i cili me kallashin me të cilin u krye krimi në dorë, i dërgon një video-mesazh kërcënues Toçit.

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *