AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Me përparëse dhe mëngët e përveshura, Flamur Golemi nuk lë gjë pa u kopjuar “sivllezërve” socialistë

Kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi i zgjedhur nga zgjedhjet e 30 qershorit, duket se ka marrë shumë nga kupola socialiste në mënyrën e ‘drejtimit’ të bashkisë.

Edhe Golemi ngjashëm, me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn, apo zëvendës kryeminsitrin Erion Braçe, ka vendosur përparësen dhe ka përveshur mëngët për të shërbyer një drekë në shtëpinë e të muasharve.

Golemi shihet teksa u shërben të moshuarve, ndërkohë që shumë persona të cilët janë në detyrë për të kryer këtë shërbim, i japin pjatat kryebashkiakut që të shtrojë drekën.

Siç duket edhe Golemi ashtu si pjesa më e madhe e ministrave dhe krybashkiakëve socialiste, ka vendosur që të propagandojë në këtë formë “shembullin e tij të mirë” të tij si kryebashkiak.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *