Kryetari i komunës Wuhan, Zhou Xianwang, në një intervistë televizive ka pranuar që ka pasur gabime në menaxhimin e krizës, pasi informacioni ndaj qytetarëve është dhënë me shumë vonesë.
Zhou Xianëang veshi një maskë për mbrojtje dhe tha për median shtetërore kineze CCTV: “Ne nuk kemi zbuluar informacionet në kohën e duhur dhe gjithashtu nuk kemi përdorur informacion të efektshëm për të përmirësuar punën tonë.”
Ai tha se do të jepte dorëheqjen nëse e ndihmonte opinionin publik, por theksoi se pushteti vendor ishte i detyruar të kërkojë leje përpara se të zbulonte plotësisht informacione rreth virusit dhe se përgjigja e tyre ishte bërë më e “ashpër se të tjerat”.
Një bllokim virtual është vendosur ndaj Wuhan që nga e enjtja, kur trenat dhe fluturimet u anuluan, transporti publik u pezullua dhe më vonë, shumica e makinave private u ndaluan të ecnin rrugëve.
Ekziston zemërimi midis banorëve, që publiku nuk u informua më herët për rreziqet e mundshme të shkaktuara nga shpërthimi i epidemisë, i cili mendohet të ketë filluar në dhjetor, ose të tregonin se cilat masa paraprake duhet të merren.