Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në Kashar.
Tre mjetë janë përplasur ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetas, (pasagjerë në dy prej mjeteve), të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë dhe drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje,po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduariale.