AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ “Ma kanë çu grun në hotel pa më tregu”, Rama tallet me qytetarin: Paska më shumë men se ty, gruaja është çmendur me këtë

Kryeministri Edi Rama nuk kurseu talljen me një qytetar sot gjatë një vizite që kreu në Durrës. Një burrë iu afrua kryeministrit për t’i treguar hallin e tij. Sipas tij, gruan e tij e ka marrë dikush dhe e ka dërguar në një hotel në Golem, pa folur me të më parë.

Pasi e dëgjon, Rama nis të tallet dhe i thotë se bashkëshortja është më e zgjuar se ai se ka ikur në hotel për të shpëtuar veten pasi është mërzitur me të. Më pas, kryeministrit largohet nga qytetari duke vijuar ironinë me të tjerët.

Biseda mes Edi Ramës dhe qytetarit:

Rama: Ça ke mo vlla, ça ke? Hë mo leje-leje të vijë, hë fol ça do?

Qytetari: Ma kanë marr grun, ma kanë çu në Golem.

Rama: Ta kanë marrë grun? Si ta kanë çu në Golem grun?

Qytetari: E kanë marrë, e kanë çu pa më pyt mu.

Rama: E kanë çu pa të pyt ty?

Qytetari: Po.

Rama: Po gruja paska më shumë men se ty se ka shku në hotel. Merr autobusin edhe shko ke gruja. Ma kanë marrë grun, ma kanë çu në Golem thotë. Hej Zot. O Zot, o Zot. Ma kanë marrë grun ma kanë çu në Golem. Gruja është mërzit me këtë e ka ik vetë. O Zot!

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *