AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

VIDEO LIVE/ Precipiton situata te Drejtoria e Policisë Tiranë, banorët thyejnë derën: Askush S’na ndal

Banorët protestues të zonës së Astirit kanë mbërritur para drejtorisë së Policisë Tiranë ku kërkojnë lirimin e 2 te arrestuarve mëngjesin e sotëm pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të reja në Kodin Penal ku personat përgjegjës për bllokimin e rrugëve dënohen me disa vite burg.

Sapo kanë mbërritur në këtë drejtori kanë tentuar të futen brenda ambienteve dhe kanë thyer derën, ndërsa thërrasin të irrituar: Lironi djemtë tanë, nuk na ndalni dot.

Vetë banorët thonë se janë 5 të arrestuar, ndërsa mëngjesin e sotëm u mësua se ishte arrestuar Ilir Katiraj dhe Gramoz Shehu, ndërsa është shoqëruar dhe Skënder Doda.

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu e ka cilësuar provokacion arrestimin e 2 banorëve të Unazës së Re, me urdhër direkt të Edi Ramës.

“Kush ndalon të drejtën e protestës. Ky është provokim i hapur nga Edi Rama. Të gjithë do përgjigjen shumë shpejt”, tha Balliu.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *