Sapo ka nisur marshimi i opozitës, në krye të së cilës qëndrojnë banorët e ‘Unazës së Re’ të cilët janë të veshur me jelekë që i identifikojnë nisur nga protestat e tyre.
Ndërkohë që rreshjet e shiut janë të shumta kjo duket se nuk i ka ndaluar protestuesit të bashkohen dhe të shtohen në numër. Pritet që numri i protestuesve të rritet akoma më tepër duke qënë se ende nuk kanë ardhur mbështetësit e opozitën nga qytetet e tjera të vendit.
Sa i përketë forcave të policisë ato nuk paraqiten të shtuara në numër, janë po njësoj sa dhe kanë qenë në protestat e mëherëshme të opozitës.
Kujtojmë që kjo është protesta e 5 kombëtare nga ana e opozitës, dhe ditën e sotme pretendohet të zgjas vetëm 4 orë. Ndërsa opozita ka premtuar që protesta do të jetë paqësore, ata nuk mbajnë përgjegjësi nëse do të provokohen nga Policia e Shteti.
Ndërkohë që për kushtet meterologjike, vetë Partia Demokratike ka menduar për protestuesit duke i pajisur një pjesë të tyre me çadra të zeza të cilat kanë mbishkrimin ‘IK’. Kjo është një skemë e përdorur dhe më herët në protestat e saj.